Një person në Vushtrri është dënuar me gjashtë muaj heqje të patentë shoferit, pasi që e ka vozitur veturën nën ndikim të alkoolit.
Përpos kësaj mase, policia e ka gjobitur atë edhe me 200 euro si dhe dy pikë negative.
Poashtu, forcat e rendit kanë treguar edhe për sasinë e alkoolit të konsumuar nga ai pas kryerjes së testit.
“Gjatë kontrollit të dokumenteve shoferit i është matur alkooli me alkool test që ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit prej 0.62 promil”, njofton policia.