0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Voziti nën ndikim të alkoolit, i merret patenta për nëntë muaj dhe gjobitet me 400 euro

Policia e Kosovës në Gjilan ka bërë të ditur se ka gjobitur një person me 400 euro dhe heqje të patentë shoferi për nëntë muaj, pasi i njëti ka vozitur nën ndikim të alkoolit.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë në pikët të kontrollit të automjeteve në fshatin Rubovc, komuna e Kamenicës ka ndalur një automjet me targa vendore me vozitës kosovar shqiptar. Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi mundë të jetë nën ndikim të alkoolit. Të njëjtit pasi që i është matur alkooli me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.02 pronila”.

“Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej nëntë (9) muaj”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img