Site icon PrishtinaPress

Voziti me shpejtësi 228 km/h në autostradë, gjobitet me 300 euro

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka gjobitur një shofer pasi në autostradë nuk ka respektuar kufizimin e shpejtësisë.

Sipas njoftimit, i njëjti ka drejtuar mjetin me shpejtësi 228 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h.

Nga policia ai është gjobitur me 300 euro, i janë shqiptuar tri pikë negative si dhe për tre muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë! Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 228 km/h, i njëjti është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin për media.

 

 

Exit mobile version