Site icon PrishtinaPress

Voziti 222 km/h në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjobitet shoferi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur me 500 euro dhe 6 muaj ndalim për të drejtuar automjete një person i cili po voziste veturën me një shpejtësi prej 222 km/2 në autostradë.

“Mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë! Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 222 km/h, i njëjti është gjobitur 500 € dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Exit mobile version