3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Voziti 117 k/h në zonën ku kufizimi ishte 50km/h , e pëson keq nga policia I riu në Ferizaj

300 euro gjobë, tri pikë negative dhe marrje për tre muaj të patent shoferit është bilanci që i kushtoi një 28 vjecari për tejkalim të shpejtësisë në  zonën ku kufizimi ishte 50 km/h.

Sipas policisë i dyshuari në këtë zonë ka vozitur 117km/h.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor fshati Bibaj – Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj

Njoftimi i plotë:

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 11:30 në aksin rrugor fshati Bibaj – Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj ka ndaluar shoferin F.Q (M/K) i moshës 28 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 117 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img