Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka votuar në shkollën “Ismail Qemaili”, Prishtinë – ku tha se “mezi e pret rezultatin”.
Ai ka kërkuar nga qytetarët qe të votojnë në mënyrë që të përcaktojnë se kush do të jetë kryetari i tyre për katër vitet e ardhshme.
“E konsideroj tepër të rëndësishëm për garë, dhe ftoj qytetarët që të votojnë”, ka thënë Ismaili.
Pos Ismailit sot në mëngjese ka votuar edhe kundër-kandidati i tij për kryetar të kryeqytetit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia.
Në garën për Prishtinë si potencial konsiderohet edhe Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Po ashtu, garon edhe Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.