Site icon PrishtinaPress

Voton presidenti Begaj: Vota e qytetarit bën ndryshimin

Ka përfunduar procesin e votimit në zgjedhjet lokale presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.Gjatë deklaratës së tij për mediat, ai i ka bërë thirrje qytetarëve të bëjnë ndryshimin me anë të ushtrimit të së drejtës së votimit.

“Çdo shtetas i Republikës me të drejtë vote sot ka ditën që të mund të dëgjohet. Që vota e tij të dëgjohet fjala dhe pushteti i votës mund të bëje ndryshimin. Unë e kam thënë që këto votime nuk janë të partive, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, tha presidenti shqiptar, raporton Tch.

Begaj votoi në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”.

Exit mobile version