Site icon PrishtinaPress

Voton kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Betim Osmani

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut nga Inciativa Qytetare ‘Mitrovica’, Betim Osmani, ka votuar në zgjedhjet e sotme.

Osmani pas votimit ka thënë se shpreson që të formohen sa më shpejt institucionet e reja sepse qytetarët për to po kanë shumë nevojë.

“E kreva një obligim qytetar. Shpresoj që shumë shpejt kanë me u formu institucionet e komunës. Qytetarët kanë shumë nevojë për institucione, tash e sa muaj jemi si qytetarë duke hjekë keq për institucione, ka nevojë aq shumë dhe shpresoj që do të arrijmë shumë shpejt me i kriju këto institucione”, tha Osmani para mediave.

Mitrovica e Veriut është komunë në të cilën kanë të drejtë vote 18 mijë e 118 votues, të shpërndarë në pesë qendra të votimit. Kandidatët për këtë komunë janë Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare ‘Mitrovica’, Taulant Kelmendi nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndryshe edhe në këtë komunë sikurse në komunat e tjera, deri më tash ka pasur interesim të vogël për të votuar./PrishtinaPress/

Exit mobile version