Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka votuar në njërën nga qendrat e votimit në këtë komunë. ai ka thënë se procesi zgjedhor po shkon mire dhe se i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë e ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre
Kandidatit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ilir Peci, për kryetar të Komunën e Zveçanit, është deklaruar pasi ka votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore të Kosovës.
“Edhe unë dola ta kryejë obligimin tim si të gjithë qytetarët. Shpresoj që çdo gjë të përfundojë me rregull. Për fillim po shkon çdo gjë në rregull, ta shohim tash”, ka deklaruar Peci.
Ai ka thënë se është në kontakt të vazhdueshme me Policinë e Kosovës dhe me vëzhguesit nëpër qendrat e votim që sipas tij, gjithçka është në rregull.
“Qytetarët shqiptarë presim që të dalin[të votojnë]. Ta shohimi…”, ka përfunduar Peci duke mos pasur shpresa që serbët lokal mund të dalin të votojnë.