Në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për Qeverinë.
Megjithatë, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.
LEXO EDHE:Kuvendi miraton projektligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njofton se këtë ligj do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese, pasi i është dhënë një e drejtë antikushtetuese zv-ministrit, kjo nuk mund të ndodhë. I është dhënë e drejta e votimit zv-ministrit e që është antiligjore”, ka thënë Tahiri në Kuvendin e Kosovës.
LEXO EDHE: Miratohet projektligji për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore
Ky Ligj është miratuar me 63 vota./Prishtinapress/