Site icon PrishtinaPress

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Bujar Osmani uron Asamblenë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka uruar vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që ka votuar pro që Kosova të vazhdoj rrugëtimin edhe më tej drejt anëtarësimit në KiE.

Përmes një postimi në rrjetin social, X, Osmani shkroi se Maqedonia e njeh aspiratën e Kosovës.

“Urime për vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE. 131 PO e sjell Kosovën në votim të Këshillit të Ministrisë së Punëve të Jashtme në maj 2024. Maqedonia e njeh aspiratën e Kosovës për t’u bashkuar si një shtet që ndan vlerat dhe parimet tona”, shkroi ai.

Exit mobile version