Site icon PrishtinaPress

Votimi në veri: Deri në ora 15:00 kanë votuar 203 qytetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka mbajtur konferencën e tretë lidhur me procesin e votimit për largimin ose jo nga funksioni të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se deri në orën 15:00 në katër komunat veriore kanë votuar 203 votues.

“Leposaviq 122 votues, Zubin Potok 17, Zveçan nuk kemi votues dhe në Mitrovicën e Veriut 64 votues”, tha Elezi.

“Procesi i votimit po vazhdon. Qendrat e votimit janë të hapura dhe vazhdojnë të presin votues”, tha ai.

Elezi i ftoj qytetarët të komunave veriore që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Exit mobile version