Site icon PrishtinaPress

Votimi në kontejnerë: Këto janë 19 qendrat e votimit, mbi 45 mijë qytetarë mund të votojnë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur kontejnerë nëpër rrugët kryesore për zgjedhjet e sotme lokale në pjesën veriore të vendit.

Të hapura do të jenë 19 qendra votimi, 13 prej tyre të vendosura në kontejnerë. Numri i përgjithshëm i qytetarëve që mund të votojnë, sipas KQZ-së, është 45.095.

Pritjet janë që pjesëmarrja të jetë e ulët, meqë Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila vetë nuk do të marrë pjesë në zgjedhje – ka bërë thirrje për bojkotim të procesit.

Në të kaluarën, në këtë zonë janë hapur 44 qendra votimi.

veri1
Exit mobile version