1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Votimi i raportit për anëtarësim të Kosovës në KiE më 16 prill dhe e fundit më 16 maj, flet ambasadorja e Serbisë në KiE

Raporti i Dora Bakoyanis që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të hidhet në votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE) më 16 prill, njoftoi ambasadorja e përfaqësuesja e përhershme e Serbisë në KiE, Suzana Grubjesiq.

Ndonëse ishte paraparë që Raporti të diskutohej dhe votohej më 18 prill, Grubjesiq i tha Euronews-it (shërbimi në gjuhën serbe) se kjo është zhvendosur në agjendë për dy ditë më herët, sipas saj, ngase ekziston frika se më 18 “mund të mos arrihej kuorum”.

Është e qartë se ka një frikë që nuk do të kishte mjaftueshëm deputetë me votë pro në sallë më 18 prill për shkak se veçse po largohen nga Strasburgu. Kështu që më 16 prill do të ketë paraqitje të raportit si dhe diskutim dhe votim të tij”, ka thënë ajo.

Korumi për vendimmarrje në Asamblenë Parlamentare është një e treta e deputetëve të pranishëm. Epo, nga ajo e treta e të pranishmëve kërkohet një shumicë prej dy të tretash, e cila është lehtësisht e realizueshme. Nuk kam dyshim se mund të jetë lehtësisht e realizueshme edhe për çështjen e Kosovës, pra për çështjen e përcjelljes së mëtutjeshme të opinionit të Asamblesë Parlamentare tek ministri i Komisionit, i cili i vetëm mund të vendosë për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Suzana Grubjeshiq.

Grubjesiq tha edhe se takimi i Këshillit të Ministrave – që është instanca e fundit vendimarrëse për pranimin ose të Kosovës në KiE – do të mbahetr më 16 dhe 17 maj dhe se agjenda preliminare veçse është publikuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img