-1.2 C
Pristina
Friday, February 21, 2025

Buy now

spot_img

Votat e kandidatëve për deputetë, deri më tani janë numëruar 386 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe se deri ditën e djeshme janë numëruar 386 vendvotime.

“Nga të dhënat që kemi pranuar nga Qendrat Komunale të Numërimit në 26 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt, 14 tjera pasditen e 12 shkurtit dhe 8 më 13 shkurt) deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime”, bëhet e ditur në njoftimin e KQZ-së.

KQZ njoftoi se mëngjesin e së premtes (14 shkurt) ky proces ka filluar edhe në komunën e Istogut dhe Rahovecit, ndërkaq, siç bëhet e ditur gjatë pasdites, në orën 16:00, planifikohet që numërimi të fillojë në QKN-të në komunat Pejë dhe Podujevë.

Gjatë ditës së djeshme kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se procesi i numërimit të votave do të zgjasë dhjetë ditë deri në dy javë.

“Meqenëse nuk kemi filluar në të gjitha qendrat komunale të numërimit dhe me pa edhe atje se si po shkon procesi, atëherë nuk e kemi bërë një vlerësim se sa do të zgjasë procesi i numërimit, por e përafërt do të jetë 10 ditë deri në 2 javë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img