8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

“Vota pushtet, Albini plastelinë”: Molliqaj komenton aktivitetet e Kurtit në prag të zgjedhjeve

“Vota pushtet, Albini plastelinë”.

Kështu i quajti kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj aktivitetet e fundit në pragzgjedhjes të kryeministrit Albin Kurti, i cili vizitoi familjen e presidentit Ibrahim Rugova.

“Paradite paska shku te Rugova, renovimet e shtëpisë me ia pa, pasdite ia paska thanë kangës Mora Fjalë.

Dje i fliste UÇK-së, pardje Jugosllavisë, dikur ilegales. Vota pushtet, Albini plastelinë.

Kur pushteti bëhet qëllim n’vetvete, ai merr formë dëshire që kërkon përjetësimin e vetes. Kështu, vetja dhe pushteti janë e njëjta gjë. Pa pushtet tutesh, për pushtet bën gjithçka.

Kush kërkon me i pajtu kontradiktat është konformist dhe instrumentalizues. I fshin kontradiktat kur ato t’pengojnë. Kush do t’i japê fund historisë, sapo i ka dhënë fund vetes. Historia vazhdon, veç paska ndodhë diçka me dhelpër dhe me bisht, bota është këtu.

Historia ka shumë figura. Figurat kanë edhe dritëhijet e tyre. Përpjekjet për të homogjenizuar janë perpjekje për të fshirë. Ka tregime të ndryshme për të njëjtën gjë – normale. Historia vetë nuk është lineare, por as nuk ecën me një marsh – ka diakroni.

Historia ama e ka një gur prove, një moment të arrestit kohor – një Ngjarje. Ngjarja dëshmi për neve është UÇK-ja. Çdo interpretim pa këtë gur prove është traditë konformiste.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img