Shpesh ndodh që pacientët të ankohen për mungesë të barërave esenciale në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, duke iu shkaktuar kështu dëme pacientëve të cilët detyrohen të i blejnë vet ato.
Kështu, një pacient është ankuar për mungesë të barërave në njërën nga spitalet e saja.
Ai për Indeksonline ka thënë se po ndodh shpesh që të ketë mungesë apo edhe vonesë në shpërndarjen e terapive për Heptitin A, B dhe C.
Për këtë, Indeksonline ka kontaktuar me drejtorin e Klinikës Infektive, Hamdi Ramadanin, i cili ka pranuar se mund të ketë vonesa.
Mirëpo ai ka treguar se në këtë klinikë trajtohen edhe format më të rënda apo kronike të kësaj fushe, gjë që mund të ketë edhe vonesa në këtë drejtim.
“Kemi raste të formave të rënda apo kronike të kësaj fushe, të cila janë në trajtim dhe nga stafi ynë. Aplikohet terapia specifike me medikamente adekuate dhe mjaftë me kosto të lartë. Dhënia e kësaj terapie është e bazuar në ordinim specifik të çdo rasti. Ndërsa mundë të ketë dhe vonesë në këtë drejtim”, ka thënë ai.
Ndryshe, ai ka treguar se kjo sëmundje trajtohet në Klinikën Infektive me të gjitha terapinë adekuate dhe suporte.
“Hepatiti A, Hepatiti B dhe Hepatiti C janë sëmundje infektive akute ngjitëse që paraqesin dëmtime të heparit apo mëlçisë në shkallë të ndryshme dhe me tablo klinike të ndryshme. Ndryshe trajtimi i këtyre të sëmurëve bëhet në reparte të Klinikës Infektive dhe ordinohet terapi adekuate dhe suporte, zakonisht kanë dhe ecuri të mirë, me përjashtim të rrallë forma hepatale fulminante që ka prognozë jo të mirë”, ka shtuar ai.