1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Von der Leyen thotë se ky shtet i Ballkanit është më afër BE se çdo vend tjetër

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka qëndurar edhe në Mal të Zi. Aj

Von der Leyen atje tha se “Mali i Zi është më afër Bashkimit Europian se vendet e tjera kandidate dhe se perspektiva e anëtarësimit të këtij shteti para vitit 2030, është mjaft realiste.

“Nëse përmbushni kushtet, nuk do të jemi të detyruar të presim një datë, pasi nuk ka një afat kohor për procesin e anëtarësimit. Ajo që është e rëndësishme është zbatimi i reformave”, u shpreh presidentja e Komisionit Europian.

Gjithashtu, shtoi se tregu i përbashkët rajonal ka potencial të madh nëse realizohet, pasi mund të rrisë Prodhimin e Brendshëm Bruto të Ballkanit Perëndimor me 10 për qind. Por nënvizoi se Mali i Zi duhet të bëjë shumë reforma për të përfituar nga ky potencial. Presidenti Milatoviç dënoi deklaratën shqetësuese të presidentit të Republika Srpska në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, se duhet të organizohet një referendum për formimin e shtetit të përbashkët të Serbisë, Republika Sërpska dhe Malit të Zi.

“Unë mendoj se Mali i Zi ka përfunduar qartë shtetësinë e tij dhe ka ndjekur rrugën euro-atlantike. Për hir të qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës, ne presim me padurim që ai vend të bashkohet me ne në atë rrugë. Kjo është gjithçka që kam për të thënë”, nënvizoi ai. Gjatë qëndrimit në Podgoricë, presidentja e Komisionit Europian takoi dhe kryeministrin e sapozgjedhur, Milojko Spajić.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img