1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Von der Leyen takon Vuçiqin, pret që Serbia të tregojë “përkushtim në rrugën e zgjedhur drejt BE-së”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Pragë.

Ajo tha se pret nga Serbia që të tregojë përkushtim ndaj rrugës së zgjedhur drejt BE-së, ndërsa tha se nga Plani i Rritjes dhe marrëveshja për litiumin përfitojnë direkt qytetarët e Serbisë.

“Takimi shumë i mirë me Aleksandar Vuçiq. Ne kemi Planin e Rritjes dhe marrëveshjen për lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët baterive dhe EV-të. Nga këto do të përfitojnë direkt njerëzit e Serbisë. Ne shpresojmë që Serbia të tregojë përkushtim për përparimin në rrugën e saj të zgjedhur, rrugën drejt BE-së”, ka shkruar ajo.

Vuçiq në Pragë u takua edhe me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img