Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur për afatin e 31 tetorit që është vendosur për kthimin e targave nga ato ilegalet që qarkullojnë në Kosovë, në RKS.
Ajo, pas takimit që pati sot me presidenten Vjosa Osmani në një konferencë për media, deklaroi se rregullat është e domosdoshme të respektohen.
LEXO EDHE: Von der Leyen: Kosova e ka rikonfirmuar edhe një herë se ka përmbushur kriteret për vizat
“Rregullat janë të qarta duhet të respektohen në çdo shtet. Në të njëjtën kohë nëse ka periudhë tranzitore, tranzicioni duhet të jetë përfshirës, duhet të shkojë siç duhet”, është shprehur ajo.
LEXO EDHE: Osmani i ankohet Von der Leyenit për vizat
“Unë e di se është duke u punuar për t’i gjetur një zgjidhje dhe gjithashtu ju uroj për përpjekjet dhe për të gjitha gjërat që janë duke u bërë në kuadër të dialogut”, ka thënë Von der Leyen./Prishtinapress/