0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Von der Leyen: Për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit, është e nevojshme të formohet Asociacioni

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke sqaruar deklaratën e saj nga Prishtina se Serbia pritet të bëjë njohje de facto, tha se bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Von der Leyen, në një konferencë të përbashkët për media me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd, deklaroi se Marrëveshja e Ohrit parasheh disa hapa, që është edhe njohja e disa dokumenteve nga Kosova.

“Bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila parasheh hapa të ndryshëm, njohjen e dokumenteve të caktuara, po ashtu, është e nevojshme të formohet Asociacioni, që duhet të zbatohet nga Kosova dhe kjo do të hapë rrugën për normalizimin e marrëdhënieve, që është një parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane”, tha Von der Leyen, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë do të thotë njohje faktike nëse pesë anëtarë të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Tutje, Von der Leyen deklaroi se dialogu me ndërmjetësimin e BE-së është e vetmja mënyrë për të përparuar në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe vuri në dukje se Prishtina duhet të zbatojë draft Asociacionin dhe Serbia duhet t’i afrohet zbatimit të asaj marrëveshje ekzistuese.

Ajo vuri në dukje se është e një rëndësie kyçe për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve që të ndriçohet rasti i konfliktit në Banjskë dhe të vihen përgjegjësit para drejtësisë.

“Normalizimi ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është i një rëndësie vendimtare për zgjidhjen e tensioneve. Sulmi në Banjskë më 24 shtator është i papranueshëm. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Von der Leyen.

Ajo theksoi se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy palëve është i rëndësishëm edhe për përparimin e Beogradit dhe Prishtinës në rrugën drejt BE-së.

“Në këtë kuptim, është e rëndësishme që Kosova të zbatojë statutin e Asociacionit, dhe Serbia të zbatojë marrëveshjet ekzistuese. Dialogu me ndërmjetësimin e BE-së është rruga për qetësimin e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve, si dhe anëtarësimin në BE”, theksoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img