Site icon PrishtinaPress

Von der Leyen në Kosovë – nis takimi me Osmanin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë.

Ajo është pritur nga presidentja Vjosa Osmani. Takimi mes tyre tashmë ka filluar dhe po mbahet në ambientet e Presidencës së Kosovës.

Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Von der Leyen do të mbajnë konferencë për media.

Presidentja e KE-së, pas kësaj do të zhvillojë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Takimi është paralajmëruar të mbahet rreth orës 14:40./Reporteri/

Exit mobile version