3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Von der Leyen: Jemi në Tiranë, por sytë e botës janë në Izrael dhe Palestinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë të përbashkët ka falenderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për organizimin e Samitit të Berlinit në Tiranë.

Von der Leyen potencoi se plani i ri është për ta dyfishuar ekoniminë e Ballkanit Perëndimor gjatë kësaj dekade.

“Ne jemi këtu në Tiranë, duke punuar për t’i sjellë më afër Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian, por në të njëjtën kohë, e gjithë bota ka sytë te lufta Izrael-Palestinë. Nuk mund të ketë justifikime për sulmin e Hamasit. Izraeli ka të drejtën të mbrohet në kuadër të ligjeve ndërkombëtare. Njerëzit në Gaza kanë nevojë për ndihmë. Ata nuk mund të paguajnë barbarizmat e Hamasit”, u shpreh Von der Leyen.

Ajo tregoi se ndihmat e para do të shkojnë në Gaza përmes Egjipitit, gjatë kësaj jave.

“Plani i ri ka një plan për të dyfishuar ekonominë e Ballkanit gjatë kësaj dekade. Reformat i afrojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor më afër anëtarësimit. Ky ka qenë një samit i suksesshëm dhe ta shijojmë”, u shpreh ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img