Site icon PrishtinaPress

Von der Leyen i kërkon Vuçiqit de-përshkallëzim të situatës në Veri

Ursula von der Layen, president e Komisionit Evropian, ka folur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me të cilin ka folur për rëndësinë e uljes së tensioneve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo i ka kërkuar Vuçiqit që të bëjë të gjitha përpjekjet për kthimin në dilalogun Kosovë – Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Fola me presidenti Vuçiq sot për rolin e Serbisë depërshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës”, ka thënë ajo.

“Kërkova nga ai që t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta përkrahur rikthimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovëss”, ka deklaruar e para e Komisionit Evropian.

Ajo ka zhvilluar bisedë edhe me kryeministrin, Albin Kurti – përmbajtja e bisedës në esencë ishte e njëjtë. 

Exit mobile version