Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk është i kompletuar pa Ukrainë, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ju jeni pjesë e familjes tonë, ju jeni e ardhmja e unionit tonë”, është shprehur Von der Leyen, raporton Reuters.
“Unioni ynë nuk është i plotë pa ju”, ka thënë ajo ndër të tjera.