Viola von Cramon, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, është deklaruar në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.
Von Cramon përmes një postimi në Twitter, ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave për një kohë të gjatë.
Ajo ka shtuar se, është e bindur që negociatat ndërmjet Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian do të jenë të shpejta dhe do të çojnë në miratim sa më shpejt të jetë e mundur.
“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave për një kohë të gjatë. Ne jemi të bindur se negociatat ndërmjet Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian si bashkë-ligjvënës do të jenë të shpejta dhe do të çojnë në miratim sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë von Cramon./Prishtinapress/