Site icon PrishtinaPress

Von Cramon: Përpjekje shqetësuese e Kurtit për t’i shantazhuar partitë me Ligjin për zgjedhjet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se kryeministri Albin Kurti provoi që t’i shantazhojë partitë politike me Ligjin për Zgjedhjet.

Në një postim në Twitter, Von Cramon ka thënë se mbrëmë ishim dëshmitarë të një përpjekje shqetësuese e kryeministrit Kurti për shantazh ndaj partive.

“Ky nuk ishte një fillim i mirë i Kuvendit të Kosovës. Të gjithë kemi pritur të shohim një votim të qetë për presidentin e ri të Kosovës, por përkundrazi kemi parë një përpjekje jashtëzakonisht shqetësuese të kryeministrit Albin Kurti për të shantazhuar subjektet e tjera politike lidhur me Ligjin për Zgjedhjet”, ka shkruar eurodeputetja.

Ajo e ka quajtur të papranueshme që qeveria Kurti të punojë në atë mënyrë me opozitën.

“Kjo nuk është e pranueshme dhe sigurisht nuk është mënyra se si kemi pritur që qeveria e re e Kosovës të bashkëpunojë me deputetët dhe partitë. Ligjet duhet të përgatiten siç duhet”, tha Von Cramon.

 

Exit mobile version