1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Von Cramon për veshjen e Vuçiqit si çeçen: “Si nisi dhe si po shkon”

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka komentuar fotografinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq i cili u vesh si çeçen.

Von Cramon përmes një postimi në Twitter ka bërë krahasimin se ku ishte Serbia pak vite më parë dhe ku është tani, duke shpërndarë një fotografi të Vuçiqit me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel dhe fotografinë tjetër të tij me këshilltarin e udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov.

“Si nisi dhe si po shkon” ka shkruar Von Cramon.

Këshilltari i Kadyovit, Turko Daudov, “përcolli përshëndetjet nga Çeçenia për Presidentin e Serbisë dhe përmes tij, për mbarë popullin serb”.

“Sot është një situatë e vështirë politike në botë… Por, përkundër të gjitha vështirësive dhe presionit të madh që ushtron Evropa, lidershipi dhe populli i Serbisë jo vetëm që nuk e kundërshtuan, por edhe e mbështetën Federatën Ruse”, citohet të ketë thënë këshilltari i Kadyrov, Turko Daudov.

Kurse presidenti serb, Vuçiq shfrytëzoi rastin “për të falënderuar popullin rus që është një komb vëlla” për serbët.

“Prandaj, marrëdhëniet ruso-serbe nuk mund të shkatërrohen nën asnjë presion”, ka thënë Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img