4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Von Cramon: Nëse Kosova s’e zbaton vendimin për Manastirin e Deçanit – vështirësohet aplikimi për anëtarësim në KiE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka thënë se moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit nga ana e Kosovës nuk ua bën më të lehtë anëtarëve të Këshillit të Europës që të ecin para me aplikimin e saj për anëtarësim.

Sipas saj, raportuesve të KiE që erdhën në Kosovë u është thënë se Qeveria e Kosovës nuk do ta zbatojë këtë vendim.

Von Cramon shton se legjislacioni i Kosovës është në rregull, por se në zbatim është i vonuar, duke përmendur si shembull çështjen e tokës së këtij manastiri.

“Ka disa parime në Këshillin e Europës dhe ajo që kam lexuar deri më tani nga analizat ligjore është se teorikisht, në letër, kuadri ligjor është aty, kështu që ajo që parashikon Kushtetuta nuk është e keqe, por zbatimi dhe realizimi i kuadri kushtetues është i vonuar”.

“Ndaj me rastin e Deçanit që nuk zbatohet prej vitesh dhe mungesës së vullnetit politik për të ecur përpara në këtë drejtim, madje edhe kundërshtimi i anëtarëve të Këshillit të Europës duke u thënë se kjo Qeveri nuk do ta bëjë, nuk ua lehtëson anëtarëve të Këshillit të Europës që të ecin përpara me aplikimin. Ky është vetëm një rast, por që nuk duhet nënvlerësuar, sepse liria e besimit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese merren shumë seriozisht nga Këshilli i Europës dhe mendoj se kjo është diçka që mund të korrigjohet lehtësisht, nëse Qeveria do të kishte vullnetin politik që më në fund të ketë një propozim se si ta bëjë këtë”, tha von Cramon në emisionin “Slobodno srpski”.

Eurodeputetja gjermane shtoi se Kosova duhet të mbetet një vend multietnik meqë bashkësa ndërkombëtare e përkrahu si të tillë.

“Kur bashkësia ndërkombëtare mbështeti popullin e Kosovës, ishte e qartë se ky vend duhet të jetë, të bëhet dhe të mbetet një vend multietnik, një vend demokratik multietnik, një vend i larmishëm dhe është edhe në Kushtetutë. Është një marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare, prandaj është në interesin tonë që këto kritere t’i mbajmë në vend”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img