0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Von Cramon: Nënshkrimi i kontratës për energjinë, hap drejt zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka përshëndetur marrëveshjen mes KEDS-it dhe Elektroseverit.

Ajo ka thënë se ky hap është në drejtimin e duhur drejt zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të mbetura pezull.

“Lajm i mirë për të parë nënshkrimin e kontratës për energjinë ndërmjet KEDS dhe Elektrosever. Ky është një hap në drejtimin e duhur drejt zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të mbetura pezull, në mënyrë që më në fund të kemi normalizim të plotë mes Kosovës dhe Serbisë! Integrimi në BE është qëllimi ynë i përbashkët”, ka shkruar Von Cramon.

https://x.com/ViolavonCramon/status/1733567999011877242?s=20

Për nënshkrimin e kësaj kontrate komerciale, gjatë ditës fillimisht reagoi i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak e vlerësoi si një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë.

“Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë të lehtësuar nga BE-ja dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Urime për të gjithë ata që e bënë të mundur”, tha Lajçak.

Sipas udhërrëfyesit të qershorit 2022, Elektrosever do të nënshkruante marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe KEDS-in brenda dhjetë ditëve nga lëshimi i licencës, “për të operuar në tregun e energjisë në Kosovë”.

Këto marrëveshje do t’i mundësonin asaj “të ofrojë shërbime të shpërndarjes (faturim, arkëtim, mirëmbajtje dhe lidhje fizike të konsumatorëve të rinj) në katër komunat veriore me shumicë serbe”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img