2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Von Cramon “ndërkombëtarja” e parë që e pranon se tre policët u kapën brenda Kosovës

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, është e para nga bashkësia ndërkombëtare që ka pranuar se tre zyrtarët policorë janë kapur nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

BE dhe KFOR e kanë kualifikuar si “arrestim” kidnapimin e policëve dhe kanë thënë se po presin nga NATO mbledhjen e informacioneve. SHBA ka kërkuar lirimin e menjëhershëmdhe pa kushte të policëve

Në një reagim në Twitter që ka bërë mbrëmë, Cramon ka thënë se është është e paligjshme hyrja e forcave speciale të Serbisë në territorin e Kosovës dhe “lidhja e policëve si kriminelë lufte”.

Zyrtarja evropiane ka thënë se në bazë të informacionit të qasshëm, zyrtarët policorë të Kosovës nuk kanë lëvizur makinat e tyre, por kanë ecur në këmbë në zonën kufitare me Serbinë.

“Edhe nëse ky operacion i nënshtrohet ligjërisht një njoftimi, është e paligjshme që të hysh në territorin e Kosovës me forcat speciale të Serbisë dhe të lidhësh zyrtarët policorë si kriminelë lufte, dhe t’i dërgosh në Beograd”, ka shkruar ajo.

I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se po presin nga NATO që të mbledhë faktet për këtë rast.

“Ne presim që NATO të mbledhë faktet, kemi kërkuar që të dyja palët të paraqesin faktet sepse kemi dy histori kontradiktore”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se e di ku ndodhet zyrtarët policorë.

“Disa informacione. Jemi në kontakt me të dyja palët rreth kidnapimit të tre policëve të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Edhe Shefi i Diplomacisë së  BE’së, Josep Borrell, është deklaruar dje për kidnapimin e policëve kosovare, duke e kualifikuar atë si “arrestim”.

Ai tha se janë duke tentuar të kuptojnë se çka ka ndodhur saktë më këtë rast.

“E dini që ka ndodhur një incident rreth arrestimit të tre oficerëve policorë të Kosovës dhe ne jemi duke provuar ta vërtetojmë se çka saktësisht ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me komandantin e KFOR-it dhe me të dyja palët për të marrë vesh se çka çoi në këtë arrestim”.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, e ka cilësuar “arrestim” kidnapimin e tre policëve.

Në një përgjigje për Gazetën Express, KFOR’i ka treguar se janë në kontakt me autoritetet e Kosovës, Serbisë si dhe EULEX’it.

“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO nuk ishte në zonë kur tre policë të Policisë së Kosovës u arrestuan dje nga Policia e Serbisë. KFOR-i ka dërguar një ekip në zonë dhe ka vendosur kontakte me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të autoriteteve serbe. KFOR-i është gjithashtu në kontakt të rregullt me misionin e udhëhequr nga BE-ja për Sundimin e Ligjit, EULEX”, thuhet në përgjigje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar lirimin e mënjehershëm të tre zyrtarëve policorë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë të se Serbia duhet t’i lirojë pa kushte tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Ne besojmë se Kosova dhe Serbia duhet të marrin hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën”, u ka thënë Miller gazetarëve.

Kryeministri Albin Kurti i ka bër thirrje dje KFOR-it të ushtrojë trysni mbi Serbinë që t’i kthejë në Kosovë tre zyrtarët policorë.

Në një seancë të jashtëzakonshme në parlamentin e Kosovës, Kurti tha se KFOR-i si ushtrues i funksionit të mbrojtjes duhet ta ndëshkojë këtë shkelje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.

“KFOR-i pra nuk do të duhej të jetë i heshtur e as përulur ndaj sulmit kidnapues të cilin edhe e kishte mandat ta parandalonte. Nëse KFOR-i e shndërron këtë heshtje në normë, e njëfarë nënshtrimi të heshtur në ligj që dihet publikisht, atëherë një gjë të tillë le të na e thotë hapur, dhe ashtu do e mohojë një përgjegjësi ndërkombëtare që ishte dashur të përmbushte efektivisht”, ka deklaruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img