1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Von Cramon i bën thirrje Serbisë: Pasivizimi i adresave në Luginë duhet të ndalet menjëherë

Eurodeputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, i ka kërkuar Qeverisë së Serbisë, që të ndalë menjëherë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Von Cramon, e cila u takua me përfaqësuesit politikë të Luginës gjatë së martës, bëri thirrje që të ndalohet diskriminimi sistematik ndaj tyre.

“Takimi i rëndësishëm me përfaqësuesit politikë të minoritetit shqiptar nga jugu i Serbisë. Diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë ‘pasivizimin’ e adresave, nga Qeveria e Serbisë  është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë!”, shkroi Von Cramon në rrjetin e saj social në X.

Përndryshe, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, të martën njoftoi për këtë takim, duke thënë mes tjerash se me von Cramon ka diskutuar problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Sapo përfunduam një takim të rëndësishëm me Eurodeputeten liberale të Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, për të diskutuar problemet e diskriminimit të shqiptarëve, veçanërisht në Luginën e Preshevës”, shkroi Kamberi në rrjetin e tij social në Facebook.

“Në këtë takim, u përballëm me çështjet që prekin të drejtat dhe barazinë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img