13.6 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Von Cramon: BE s’ka shumë merita për liberalizimin, të gjitha qeveritë punuan për këtë arritje

Eurodeputetja Viola von Cramon ka thënë në një intervistë për T7 se procesi i liberalizimit të vizave ka përfunduar dhe se tani asgjë nuk mund ta zvarrisë më këtë proces.

Ajo ka folur pas votimit të sotshëm në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, që do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2024.

Duke folur për televizionin, von Cramon ka thënë se rezultati i arritur sot është arritje e qeverive të ndryshme, megjithatë ajo ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka shumë merita.

“Kuptohet që Bashkimi Evropian nuk ka aq shumë merita. Me shumë mundësi arritja erdhi nga Qeveri të ndryshme, nga akterë të ndryshëm politik të cilët punuan dhe u siguruan që të gjitha kriteret të përmbushen”, ka deklaruar von Cramon.

Eurodeputetja ka deklaruar se nuk do t’ia jepte meritat e liberalizimit një qeverie të caktuar. Ajo ka thënë se të gjitha qeveritë e kanë bërë punën e tyre.

“Kështu që nuk do ti jepja merita vetëm për një Qeveri të caktuar, por për të gjithë ata që kanë marrë pjesë”, ka theksuar ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img