1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Von Cramon: Anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk është në dorën e Serbisë, nuk i takon të vendosë

Eurodeputetja Viola von Cramon është pyetur për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se do të zbatonte të gjitha pikat e marrëveshjes së Ohrit përveç asaj për anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Ajo tha se hyrja e Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia, ndërsa këtë deklaratë të Vuçiqit, ajo po e sheh për opinionin e brendshëm në Serbi.

“Le të jemi të sinqertë – nuk i takon Serbisë të vendosë nëse Kosova mund të hyjë në OKB. E kuptoj që kjo [deklaratë] është për audiencën e brendshme, por në fund të fundit nuk është në dorën e Serbisë, sepse pranimi në OKB varet nga vendimi i Këshillit të Sigurimit ku Kina apo Rusia ende mund të vënë veton”, tha von Cramon.

Ajo shtoi gjithashtu se është mjaft e sigurt se pozita ndërkombëtare e Serbisë do të kishte qenë shumë më e mirë nëse do të kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Kemi vënë re renditjen e Serbisë në OKB dhe në forume të tjera ndërkombëtare, por ajo që duhet të shohim nuk është vetëm vendosja e sanksioneve, por edhe një largim i qartë nga Rusia. Prania e RT dhe Sputnik, të cilat prodhojnë përmbajtje në gjuhën serbe, e bën këtë jashtëzakonisht të vështirë dhe për këtë arsye ne insistojmë që Serbia t’i ndalojë ato. Gjithashtu, drejtori prorus i BIA-s, Aleksandar Vulin, është një shembull tjetër se pse Serbia ka një reputacion si një kukull ruse në Ballkan. Ne po humbasim besimin në shërbimin e inteligjencës serbe dhe unë personalisht do të kisha frikë të bëja diçka kundër Rusisë në Serbi për sa kohë që ai e mban atë pozicion.” – ka thënë ajo./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img