Volvo ka nisur prodhimin e modelit më të ri SUV XC60.
Modeli i vitit 2018 pati premierën botërore muajin e shkuar në Geneva Motor Show.
Tani ai ka nisur të prodhohet në shtetin amë në Suedi në fabrikën në Torslanda.
Vetura e re vjen me motor 2.0-litërsh me 250 kuajfuqi dhe përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë e arrin për 6.8 sekonda. Top shpejtësia e tij është 220 km/orë. Po ashtu vjen edhe versioni hibrid.