-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Volkswagen prezanton Passatin e vitit 2024

Një nga markat më të mëdha të veturave në botë, Volkswagen, ka prezantuar modelin më të ri të Passat.

Kjo është gjenerata e nëntë e veturës së dytë më të shitur në botë.

Volkswagen që nga vitit 1973 kur u bë prezantimi i parë, ka shitur 30 milionë njësi të Passatit.

Versioni i ri B9, zyrtarisht ka marr fund dhe do të vijë si ‘karavan’.

Passati 2024 është krijuar në platformën e njëjtë si gjenerata e ardhshme e Tiguanit dhe Golf 8. Ky është versioni më i madh i Passatit ndonjëherë, me gjatësi prej 4.9 metrash.

Sa i përket motorëve, linja përbëhet edhe nga modelet hibride me benzinë për herë të parë në histori të Passatit. Bëhet fjalë për motorin 1.5-litërsh eTSI që bashkë me baterinë 110 kilovatësh sjellin fuqinë prej 148 kuajfuqish. Më pas është një model 2.0TSI me 201 kuajfuqi që shpërndahen në ngasjen me të gjitha rrotat. Ekziston edhe një model me 261 kuajfuqi.

Adhuruesit e modeleve me naftë, Volkswageni ka prezantuar sërish modele 2.0 TDI me tri variante fuqish, 121 kuajfuqi, 148 kuajfuqi dhe 190 kuajfuqi.

Të gjitha modelet, benzinë e dizel, vijnë me marsh me automatik me shtatëshpejtësi.

VW Passat 2024 do të dal publikisht për herë të parë javën e ardhshme, në Munih të Gjermanisë gjatë panairit të veturave, ndërsa do të dalë në shitje në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

E veçanta është se ky model nuk do të prodhohet në Gjermani, por në Sllovaki.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img