1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Vokrri zbulon kohën kur do të dihet cilët futbollistë do t’i bashkohen Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ishte i pranishëm në ndeshjen e Superkupës, Feronikeli – Prishtina.
I pari futbollit tonë, në një intervistë për SuperSport Kosova, foli për ndeshjen.
“Mendoj që ishte një uvertyrë e mirë para këtij kampionati, i cili dihet se pas pranimit të FFK-s do të jenë ata që na prezantojnë në garat ndërkombëtare, përkundër zhgënjimit të mospërbushjes së kritevere nga klubet tona, në fund të edicionit të kaluar. Shpresoj që ky kampionat do të sjell edhe futboll edhe cilësi më të mirë se sa deri më tani. Nuk duhet harruar edhe skuadrat tjera që kanë bërë përforcime cilësore. Sa i përket lojës, ajo ishte e barabartë, Prishtina fitoi me meritë, por Feronikeli zhvilloi lojë të mire”, tha ai.

Vokrri u pyet edhe për kualifikimet, që Kosova i nis më 5 shtator. “Kemi disa vështirësi ligjore, nuk e dimë ende me çfarë kuadro kemi të bëjmë, nuk dihet cilët lojtarë i kemi në dispozicion, përveç këtyre që kanë luajtur deri tash. Disa lojtarë i kanë bërë kërkesat, disa kanë shprehur dëshirën, dhe presim ta bëjnë edhe ata me shkrim. Pas 2-3 ditësh mund ta kemi më të qartë situatën se kush do të na bashkohet”, përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img