17.7 C
Pristina
Sunday, September 8, 2024

Buy now

spot_img

Vokrri: Lista Serbe i ka bërë 2000 kontrata të reja për qytetarët serbë

Vokrri: Ajo ku duhet ta kemi fokusin duhet të jetë mirëqenia ekonomike e atyre qytetarëve, edhe krijimi i kushteve për një integrim më të shpejtë në jetën institucionale të Kosovës.

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë që Lista Serbe së fundmi u ka dhënë dy mijë kontrata pune të përhershme qytetarëve serbë në veri të Kosovës.

Sipas tij, ky subjekt politik e ka parë që është dëmtuar me zhvillimet e fundit atje, andaj ka tentuar që të ndërmarrë diçka.

“Po e jap këtu edhe një, t’i themi, lajm që nuk është aq i mirë. Në kuadër të këtij riaktivizimi të Listës Serbe për shkak se e kanë parë qartë që kanë humbur shumë terren, ata së voni, është fjala për javët e fundit, i kanë bërë dy mijë kontrata të reja për punësim të përhershëm me qytetarët serbë të Veriut, edhe në njëfarë mënyre këtu pra lind njëfarë konkurrence mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Vokrri në Info Magazine të Klan Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img