1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Vokrri: Kosova dy miqësoret e marsit i luan me trajner të ri

Kombëtarja e Kosovës në futboll dy ndeshjet miqësore të marsit ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos do t’i luaj nën drejtimin e trajnerit të ri. Këtë për Gazeta Express e ka konfirmuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Pritjes së gjatë i ka ardhur fundit, sepse në fillim të marsit Kosova do të emërojë trajnerin i ri, i cili do të drejtojë Kombëtaren në Ligën e Kombeve dhe kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Kosova ka qenë pa trajner që nga muaji tetor i vitit të kaluar, kur pas tetë vitesh u largua Albert Bunjaki.

Por, Kosova shumë shpejtë do të emërojë trajnerin e ri, i cili dy sfidat e para do t’i ketë gjatë muajit mars, kur do të zhvillojë miqësoret ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos.

Këtë e ka konfirmuar vet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ani pse nuk ka treguar emrin e trajnerit të ri.

“Kosova do t’i luajë dy ndeshjet miqësor të marsit me trajner të ri. Duroni edhe pak, sepse shumë shpejtë do të njoftoheni”, tha Vokrri për Express.

Dje Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka njoftuar se më 2 mars Vokrri do të njoftojë Komitetin Ekzekutiv për trajnerin e ri.

Fillimisht ishte menduar se trajneri i ardhshëm do të jetë francez, kroat, slloven ose italian, por, Gazeta Express merr vesh se ai është zviceran.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img