Site icon PrishtinaPress

Vokrri i VV-së bashkë me tre kryetarët e Veriut i shkojnë në konak Lulzim Hetemit

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka treguar se sot bashkë me zv.ministrin e MAPL-së, Arbër Vokrrin, kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, dhe atë të Zveçanit, Ilir Peci, kanë qëndruar për vizitë tek kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Zeqiri ka shkruar se në këtë takim kanë biseduar për sfidat dhe problemet që i preokupojnë.

“Ishte nderë dhe kënaqësi të jemi së bashku me zv Ministrin e MAPL. z Arbër Vokrrin dhe kryetarët e komunave Veriore z Erden Atiq Ilir Peci dhe une Izmir Zeqiri musafir te krytari i komunes së Leposaviqit z Lulzim Hetemi ku patëm rastin të bisedojm për të gjitha sfidat dhe  problemet që na preokupojn”, ka shkruar Zeqiri.

Për 4 kryetarët e komunave veriore është duke vazhduar procesi i shkarkimit përmes peticioneve. Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i procesit dhe nëse do të arrihet pragu prej 20 %.

 

 

Exit mobile version