Torino është duke luajtur sonte ndeshjen e xhiros së parë të Kupës së Italisë kundër FeralpiSalo
Mërgim Vojvoda e ka filluar me gola sezonin e ri.
Mbrojtësi i krahut të Kombëtares së Kosovës ka shënuar golin e barazimit në ndeshjen që Torino është duke e zhvilluar sonte kundër FeralpiSalo, që është në kuadër të xhiros së parë të Kupës së Italisë.
Kosovari shënoi gol në minutën e 20-të duke barazuar rezultatin pasi që mysafirët kishin shënuar të parët në minutën 17 me anë të Di Molfettas.