Site icon PrishtinaPress

Vojvoda bën bashkëlojtar në Torino mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare

Mbrojtësi shqiptar Kevin Haveri është zyrtarisht futbollist i Torinos në Serinë A italiane.

Futbollisti 21-vjeçar ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij, duke u bërë pjesë e skuadrës së Torinos, teksa transferohet nga Seria C italiane.

Lojtari që luan si mbrojtës i majtë, ka bindur me paraqitjet me skuadrën e Rimini në Serinë C dhe ka bërë që torinezët të blejnë kartonin e tij për shifrën e 300 mijë eurove.

Në sezonin e fundit, ai ka zhvilluar plot 25 ndeshje në kampionat me skuadrën e ti duke dhënë edhe 2 asiste për skuadrën.

Haveri është aktualisht pjesë e kontingjentit kuqezi pasi ka luajtur më parë me Shqipërinë U17 dhe tani transferimi te Torino, mund t’i japë mundësinë që të rikthehet në Kombëtare, por këtë herë në skuadrën A.

Exit mobile version