Site icon PrishtinaPress

Vogëlushi 8-muajsh vuan nga një sëmundje e rrallë, familja e tij kërkon ndihmë për ta shëruar në Turqi

Vogëlushi kosovar, Mert Popova, është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë “Hydrocephalus”.

Meqenëse kurimi i kësaj sëmundje është i pamundur të bëhet në Kosovë, familjes së tij i nevojiten 13 mijë euro për të nisur procedurat për trajtim në Turqi.

Njoftimi i plotë i familjes:

Djali jonë Mert Popova, 8 muajsh dhe me 4 operacione është me sëmundjen e rralle HYDROCEPHALUS. Kjo sëmundje është e rrallë prandaj trajtimi i djalit tonë duhet trajtuar jashtë vendit. Për vazhdimin e trajtimit te djalit tonë nevojiten rreth 45.000 euro, shume kjo e pa përballueshme për ne si familje, Fondi i sigurimit Shëndetësor të Kosovës na ka përkrahur në këtë drejtim por neve si familje na nevojiten 13.000 euro për të filluar procedurat dhe trajnimin për shërimin e djalit tonë jashtë vendit më saktësisht në Turqi.

Familjarët kanë hapur edhe një fond në llogarinë “gofundme”, ku për të kontribuar mund të klikoni KËTU.

 

Exit mobile version