4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vodhi mbi 2 mijë euro në pesë raste në tregun e Istogut, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer pesë vjedhje në Istog.

Sipas policisë muajt e fundit në Istog janë raportuar pesë raste të vjedhjeve nё tregun e Istogut i cili zhvillohet ditën Enjte.

Viktimat e rasteve kanë raportuar se iu janё vjedhur shuma tё ndryshme tё parave, gjithashtu edhe dokumente personale.

Gjatё kёtyre vjedhjeve nga viktimat ёshtё deklaruar se janё vjedhur shuma tё parave nё vlerё prej:

Dymjijё e tetëqind e pesёmbёdhjetё (2815) euro

Njëqind e njëzet (120) dollar Amerikan

Njёzet (20) franga Zvicerane.

Stacioni Policor Istog, ka hartuar planin Operativ tё koduar “ Tregu” dhe sot me datё 19.10.2023, nga njësitet e Stacionit Policor nё Istog, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: B.G. i lindur me 1978

Pas intervistimit tё personit tё dyshuar i cili ёshtё recidivist i veprave penale “Vjedhje”, me vendim tё Prokurorit tё shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48- orë.

Rasti ende vazhdon të hetohet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img