Site icon PrishtinaPress

Vodhi kasafortën me para në xhami, Gjykata e lë në paraburgim të miturin

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të miturit G. G., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I mituri shqiptar, me vendbanim në komunën e Drenasit, dyshohet se ditë më parë me dashje, me anë të përdorimit të forcës ka hapur kasafortën e xhamisë në fshatin Malishevë e Poshtme, Komuna e Gjilanit, duke i marr shumën prej katërqind (400) Euro nga kjo kasafortë.

Me këtë veprime i mituri dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 paragrafi 2 nënparagrafi 2.2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, thuhet në komunikatën për media.

Exit mobile version