Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka vizituar Haxhi Thaçin – babain e ish presidentit Hashim Thaçi me rastin e festës së 28 nëntorit.
Ajo tha se u pritën nga babai i ish-presidentit “si gjithmonë krenar me të birin dhe shokët e tij”.
“Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi po përballën me betejën e fundit për ne, për të kaluarën dhe të ardhmen tonë. Kanë me u kthy fitimtarë. #Liriakaemër”, ka shkruar Çitaku./Prishtinapress/