-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Vlora Çitaku: Thaçi më propozoi që ta zëvendësoj në postin e presidentit

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka treguar se ish-presidenti Hashim Thaçi e kishte propozuar si pasuese të postit të tij kur në qershor të vitit të kaluar dha dorëheqjen pas publikimit të propozim-aktakuzës.

“Po është diskutuar një vit më parë. Është pak jokorrekte nga ana ime, sepse këtë bisedë e kam pasë me ish-presidentin e Republikës së Kosovës Thaçi, por po, është diskutuar me mua”.

Çitaku në Rubikon tha se ajo e kishte refuzuar këtë propozim të ish-presidentit Thaçi, sepse i ishte dukur joetike ta marrë postin e të parës së shtetit në atë kontekst politik.

“Është hapur kjo temë dhe përgjigjja ime ka qenë jo, sepse karrierën time politike dhe institucionale e kam ndërtuar me punën time dhe mua më dukej jashtëzakonisht e rëndë, sidomos marrë parasysh relacionin tim me presidentin Thaçi që unë të ulëm në atë karrige, ndërkohë që aktakuza ishte bërë publike dhe ishte bërë e qartë që aktakuza do të konfirmohej dhe mua më është dukur joetike. Etika është e rëndësishme në politikë”.

Duke folur për arrestimet e Gjykatës Speciale, Çitaku tha se në Hagë është duke u akuzuar UÇK-ja dhe jo individët.

“Zotëri Thaçi, zotëri Veseli, zotëri Selimi dhe zotëri Krasniqi janë marrë në Hagë nga Gjykata Speciale jo pse kanë qenë liderë të PDK-së, LDK-së, Nismës apo VV-së, por të UÇK-së. Kushdo që thotë se në Hagë janë individët dhe jo UÇK-ja, nuk e ka lexuar mirë aktakuzën”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img