Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
“Nëna Ajshe Veseli na paska lënë sot. Ngushëllime familjes dhe miqve. Pusho në paqe”, ka shkruar Çitaku.
Sot në moshën 93-vjeçare ka vdekur, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli.
Ajo do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës.
Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i Veselit.
Ndërkohë me 7 korrik të vitit të kaluar ka vdekur edhe Fazli Veseli, babai i Kadri Veselit.
Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Njoftimi i plotë:
Të dashur familjarë e miq,
Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 93 vjeçare, ndërroi jetë nëna, gjyshja jonë Ajshe Veseli.
Varrimi bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës.
Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne!
Familja Veseli