Që nga sot në Kosovë do të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike. Dhe, lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-ambasadorja Vlora Çitaku, e cila përmes një postimi në rrjetin social, Facebook tha se dikush duhet të jap llogari për këto sabotime të njëpasnjëshme.
Sipas Çitakut, sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare.
“6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit” – shkruhej ndër të tjera në reagimin e Çitakut.
Më poshtë reagimi i plotë:
6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit.
Dikush duhet me dhanë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarsinë energjetike të Kosovës.
Sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare. Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit.
Kosova, por edhe shtete të tjera dimrin e kaluar u përballën me krizë energjetike. Por ky dimër është paralajmëruar më i vështirë sa i përket stabilitetit energjetik shkak i çrregullimeve të tregjeve ndërkombëtare.