Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka deklaruar se nuk do të ketë luftë në Kosovë. “Mos ndjellni frikë”, thotë ajo duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Kurti i cili tha se rreziku i një konflikti me Serbinë është i lartë.
Përmes një statusi në Facebook, Çitaku thotë se lufta konvenciale ka përfunduar, tash betejat janë të një natyre tjetër.
“Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO. E ka provu”, shkruan mes tjerash Çitaku.